Mustafa: Meqë Vjosa Osmani qenka kaq e madhe, le ta provojë veten pa LDK-në

schedule21:55 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 21:55 - 2 Dhjetor, 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth statusit të Vjosa Osmanit, e cila e kishte quajtur si njeri që nuk ka asnjë pikë njerëzillëku.

Mustafa tha se gjuha që kishte përdorur Osmani është gjuhë e komunizmit të Enver Hoxhës. “Kjo gjuhë më duket sikur gjuhë e zërit të popoullit të kohës së komunizimit të Enver Hoxhës në Shqipëri. Gjuhë shumë e rëndë, gjuhë të cilën as nuk e përdor, as nuk është gjuhë që ne e praktikojmë si gjuhë komunikimi mes vete.  Një njeri që ne i kemi dhënë përparësi maksimale, i kemi ofruar cdo gjë në LDK, tani të shprehet me këtë gjuhë, për kryetarin e LDK-së, nuk e meriton as të diskutohet për të”, tha Mustafa.

Më ej ai tha se nëse Osmani qenka aq e fortë, le të provojë të konkurojë pa LDK-në dhe le ta shohë se sa vota mund të marrë. “Meqë Vjosa Osmani qenka aq e fortë, aq e madhe, e aq e vlefshme tani e provon veten pa LDK-në dhe e sheh sa vota i ka pa LDK-në. E ftoj ta provojë, nëse don me e provu”, tha Mustafa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!