Mustafa me Covid ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij

schedule17:08 - 14 Korrik, 2020

schedule 17:08 - 14 Korrik, 2020

Kreut të LDK-së Isa Mustafa  është i infektuar me koronavirus, por fatmirësisht duket se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Kështu ka thënë për lajmi.net zyrtarja për komunikim me publikun në

Gentiana Azemi, përgjegjësja e zyrës së komunikimit publik në LDK ka konfirmuar se Mustafa ndodhet në shtëpi në vetë izolim.

Gjendja e kryetarit Mustafa është e mirë. Është në vetizolim në shtëpinë e tij”, ka thënë Azemi.

Mustafa pak ditë më parë kishte konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi, ku edhe kishte deklaruar se ishte izoluar.

“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, ka shkruar pak ditë më parë  kryetari i LDK-së në Facebook. /abcnews.al