Anëtari i kryesisë së LDK-së, Anton Quni ka konfirmuar në një intervistë në T7 që do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.
“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre” tha ai.
Ai ka folur edhe për ndikimin e largimit të Vjosa Osmanit nga LDK. “Jo që na ka lanë shenjë, por e ka përgjysmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. E ka humbur përgjysmë forcën e Lidhjes Demokratike”, ka deklaruar ai.
Isa Mustafa dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK-së pas humbjes dhe rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit./ db/ Abcnews.al