Isa Mustafa: Kosova duhet të heqë tarifën, partneriteti me SHBA-në thelbësor

schedule18:38 - 22 Shkurt, 2020

schedule 18:38 - 22 Shkurt, 2020

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të, por dhe me BE-në.

Përmes një postimi në rrjein social Facebook, ai thekson se aktualisht vërehet qartë se procesit të dialogut po i japin dinamikë dhe fuqi të veçantë SHBA-të me personalitetin e fuqishëm të Ambasadorit Grenwll.

“Kosova, për bindjen time, ka nevojë të shfrytëzojë këtë situatë për të përmbyllur dialogun me Serbinë. SHBA-të kanë qenë lidere të pavarësisë së Kosovës. Thënë shkurt, asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të, por dhe me BE-në. Për këto arsye, vlerësoj se Kosova duhet të heqë tarifën, në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në. Kosova duhet të njoftojë partnerët tanë për të gjitha pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, të cilat në periudhën në vazhdim duhet t’i heqë Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, në mënyrë që pengesat reciproke të jenë zero; Vendet e BE-së do të duhej të hiqnin “tarifën e izolimit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!