Emiliano Musta po shkëlqen në këtë sezon me Laçin, teksa sot ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren 1-2 ndaj Kukësit.
Pas ndeshjes ai foli për Supersport, që e shpalli lojtarin ndeshjes, ai foli për dedikimin e golit dhe zënkën me Lushkjen për goditjen e penalltisë.
“Festova me profesor Duron dhe golin ia dedikoj atij. Më besoi shumë në një kohë kur të tjerët s’e bënë. Në fushën e lojës bëjmë maksimumin.
Kisha besim se mund ta shënoja penalltinë, por ishte një keqkuptim sepse nuk e kisha dëgjuar që presori kishte thënë ta godasë Lushkja dhe kur e dëgjova u tërhoqa.
Vjet te Kukësi kam pasur ekip të fortë, por grupin që ka Laçi s’e kam kaluar askund sepse janë djem të rinj dhe japin shpirtin në fushë”, u shpreh Musta. /abcnews.al