Në konferencën për shtyp, përkrah trajnerit Ilir Daja, i pranishëm ishte edhe Emiliano Musta.
Futbollisti anësor i demave ka theksuar se ekipi duhet të shfrytëzojë në maksimum rastet që i jepen para portës së kundërshtarit, duke u treguar edhe cinik. Musta tregon se përgjegjësia e rezultateve negative është e lojatrëve të cilët nuk çalojnë para porte, ndërsa shprehet i bindur se fitorja e parë për këtë sezon do vijë pikërisht nesër ndaj Kastriotit.
“Futbolli është i paparashikueshëm dhe prisja më mirë, por kemi kohë përpara dhe do mundohemi ta kthejmë situatën. Ambientimi ka qenë i mirë, kam vite që luaj në Superiore dhe nuk ka pasur problem. E vetmja gjë që nuk ka shkuar ka qenë rezultati dhe duhet të jemi më shumë cinik para porte.
Ne futbollistët kemi më shumë përgjegjësi se drejtuesit në këtë aspekt. Kemi cilësi, por është më shumë një ngërç. Kemi besim te trajneri, kemi harmoni dhe kemi çaluar te finalizmi para porte. Kemi presion dhe kjo është në çdo ndeshje dhe seancë stërvitore. Nesër besoj se kthehemi te fitorja”, deklaroi Musta. /f.a/abcnews.al