Musolli dhe numri 23 të pandarë, tashmë e përjetëson dhe në trup

schedule16:44 - 25 Shtator, 2019

schedule 16:44 - 25 Shtator, 2019

Mesfushori i Kukësit, Besar Musolli, është një nga lojtarët më të rëndësishëm te verilindorët. Kapiteni i bluve luan prej vitesh me ekipin e Kukësit dhe që nga nënshkrimi i tij në fillim të sezonit 2012/13, ka mbajtur mbi shpinë numrin 23. Musolli nisi sezonin e tij të shtatë me fanellën blu të Kukësit, ku është aktivizuar në tre takime në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë. Numri 23 është shumë i veçantë për Musollin, i cili nuk ka menduar asnjëherë që ta ndërrojë.

Për më tepër, 30-vjeçari ka vendosur ta bëjë dhe tatuazh. Në rrjetet e tij sociale, Musolli tregoi tatuazhin e tij më të fundit, numrin 23 në krahun e tij të djathtë. Numri 23 në këtë tatuazh ka dhe disa simbole të tjera, që me shumë gjasa kanë një domethënie speciale për kapitenin e Kukësit./abcnews.al