Musk shpjegon pse pushoi 80% të stafit të Twitter: Nuk kemi nevojë për kaq shumë punonjës

schedule09:38 - 18 Prill, 2023

schedule 09:38 - 18 Prill, 2023

Elon Musk ka shpjeguar pse iu desh të pushonte 80% të stafit të platformës së famshme Twitter. Musk u tall me pronarët e mëparshëm të platformës së famshme të mediave sociale, duke folur për një biznes që funksiononte si një “organizatë aktiviste”.

Në një intervistë me stacionin televiziv konservator Fox News, pronari i Tesla, SpaceX dhe Twitter foli për arsyen pse pushoi nga puna 80% të stafit të tij në ditët menjëherë pas marrjes së tij në tetor 2022, duke shpjeguar se atij nuk i interesonte censura e përdoruesve.

“Nuk kemi nevojë për kaq shumë njerëz për të drejtuar Twitter,” tha manjati miliarder pasi konfirmoi se 80% e punonjësve të kompanisë ishin pushuar nga puna ose ishin larguar vullnetarisht pasi ai bleu platformën për 44 miliardë dollarë.

Komentit të gazetarit se 80% “është shumë”, Musk u përgjigj: “Dua të them, nëse nuk po përpiqeni të drejtoni një lloj organizate aktiviste dhe nuk ju intereson aq shumë për censurën, atëherë ju mund të pushoni shumë njerëz, siç ndodhi.’

“Sa punonjës kemi nevojë vërtet?” shtoi ai, duke folur për një “situatë komike” në platformë.Ju nuk ndërtoni makina, e dini, është shumë e vështirë të ndërtosh makina ose të dërgosh raketa në orbitë.

Kjo është çmenduri”, shtoi ai.

Me zgjedhjet presidenciale të 2024 në horizont, Musk tha se beson se Twitter do të luajë edhe një herë një “rol të rëndësishëm” në garat elektorale “jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht”.

“Qëllimi i Twitter-it të ri është që të jetë sa më i drejtë dhe i paanshëm. Pra, le të mos favorizojmë asnjë ideologji politike,” tha ai, duke kritikuar më vonë CEO i Facebook Mark Zuckerberg për kontribute politike për demokratët, të cilat ai argumenton se e bëjnë të pamundur që Facebook të jetë i paanshëm.

“Me sa kuptoj unë, Zuckerberg shpenzoi 400 milionë dollarë në thelb për të mbështetur demokratët. A është kjo e saktë apo jo?’

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!