Musk feston rekordin në Twitter: Kemi 20,000 “cicërima” në sekondë për Kupën e Botës

schedule22:52 - 23 Nëntor, 2022

schedule 22:52 - 23 Nëntor, 2022

Edhe pse të shumtë kanë qenë ata që kanë folur për kolapsin e Twitter pas pushimeve nga puna gjithëpërfshirëse të Elon Musk, pronari i ri sheh gjithçka mirë dhe po feston rekordet e platformës.

Të mërkurën, ai me krenari tha se trafiku gjatë Kupës së Botës në Katar ishte rritur në gati 20,000 “cicërima” në sekondë.

“Punë e shkëlqyer nga ekipi i Twitter që menaxhon këtë përdorim rekord,” shkroi ai në Twitter. /abcnews.al/