Musine Kokalari, ende jashtë kurrikulave

schedule16:52 - 10 Shkurt, 2021

schedule 16:52 - 10 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Megjithëse 4 vite më parë, në 100 vjetorin e lindjes  u premtua se shkrimtarja e parë shqiptare dhe desidentja Musine Kokalari do jetë e përfshirë në kurrikulat shkollore, kjo ka mbetur thjeshtë një premtim ,sipas stërmbesës së saj Linda Kokalari, e cila bën thirrje që  ky premtim te përmbushet si dhuratë  në ditën e saj të lindjes.

Lind Kokalari thotë se edhe shtëpia e saj në Gjirokastër, e cila është Monument Kulture e kategorisë së parë është në gjendje të mjerueshme dhe larg realizimit të muzeut, të cilin ajo e ka lënë gati me objekte dhe koncept të qarte, ku ABC i ka xhiruar edhe 4 vite më  parë sendet personale  dhe artefaktet, të ruajtura  me mjaft fanatizëm nga të afërmit.

“Ideja jonë ishte që të ndërtojmë muzeun, në shtëpi në Gjirokastër. Mirëpo, shtëpia është djegur dhe është në gjendje të keqe”, thotë ajo.

Brenda mureve, të afërmit e adhuronin, ndërsa jashtë saj në diktaturë ishte e pamundur të flitej për të

Muzeu Historik Kombëtar në mënyrë simbolike kujtoj  ditën e lindjes së Musine Kokalarit, e cila u dënua me 20 vjet heqje lirie në periudhën e komunizmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!