Murtaja shfaqet edhe në Krujë/ Konfirmohet në 100 krerë dele, pritet asgjësimi i bagëtive

schedule13:39 - 21 Qershor, 2025

schedule 13:39 - 21 Qershor, 2025

Sëmundja e murtajës në bagëtitë e imta ka prekur dhe zonën e Thumanës në Krujë.

Në një fermë janë konstatuar rreth 100 krerë dele që  kanë rezultuar me sëmundjen e rrezikshme, ndërsa pritet asgjësimi i tyre.

Nga sa mësohet inspektorët e veterinarisë janë informuar nga pronari i bagëtive për një infeksion të tillë, ndërsa janë marrë kampionët në të imtat dhe ka rezultuar të prekura nga murtaja.

Dyshimet janë se kjo sëmundje mund të ketë prekur dhe të tjera tufa bagëtish ndërsa vijon kontrolli.

Sëmundja, e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël e cila prek dhen dhe dhi, është jashtëzakonisht ngjitëse për kafshët, por nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut

Infeksioni sipas specialistëve përhapet me shpejtësi dhe ka shkallë të lartë mortaliteti tek kafshët.kjo është sëmundja më e transmetueshme në bagëtitë e imta me pasoja më të rënda ndoshta  ekonomike.Fermerët sipas specialistëve duhet  të njoftojnë shërbimin  veterinar në rastet kur  tek kafshët  vërejnë  shfaqje të këtyrë shenjave.

Për të parandaluar përhapjen  e  sëmundjes specialistët iu këshillojnë fermerëve  të  respektojnë masat e biosigurisë. Të shmangin kontaktin e  deleve dhe dhive  me tufa të tjera në kullota e të kufizojnë hyrje daljet e vizitorëve në ferma.

Murtaja e  ruminantëve të vegjël  është sëmundje tipike  për Afrikën ku përdoret dhe vaksina.  Në vendin tonë  specialistët shpjegojnë se futet në grupin e sëmundjeve për tu çrrënjosur dhe  masat  përqëndrohen në eleminimin e burimeve të mundëshme të infeksionit si  asgjësimi I kafshëve të sëmura e izolimi dhe dezinfektimi i vatrave të infeksionit.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!