Murrizi thirrje Ballës: Pas ndryshimeve kushtetuese, të depolitizojmë administratën

schedule11:50 - 30 Korrik, 2020

schedule 11:50 - 30 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Myslim Murrizi u shpreh sot se hapja e listave do t’iu japë mundësinë shqiptarëve të votojnë drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre

“Ditë pas dite mu bashkuan kolegët, në atë kohë nuk besohej kurrë që një grusht i vogël deputetesh, jo pjesë e stabilishmentit politik 30 vjeçar, apo elitave vendimmarrës, njerëz të përçmuar nga renditja edhe nga krerët e partive do të rikthenin votën e lirë të shqiptarëve për të zgjedhur individët që do të vijnë në këtë sallë, një ëndërr e prerë në 21 prill të 2008.

Shpejt keni harruar ju të ardhurit nga LSI që i pari juaj, sot president ndenji 7 ditë në grevë urie. Sot po i japim mundësi shqiptarëve që të mos shkojnë me detyrim përcaktim dhe të votojnë 2 gjellë të prishura, një supë me krimba dhe një të ndenjur, por të na shohin në kokërr të syut.

Lexo edhe: Alimadhi: Duket se Murrizi, Stojku e Musai kanë rëndë dakord me Ramën për të kaluar ndryshimet

Nëse unë me të padrejtë mund të kem stigmatizuar ndokënd këtu, do t’i kërkoj falje publike, dilni në pazar për vota, te qytetaret cdo votë do të quhet gramë, nëse e kaloni kilen do ju kërkoj ndjesë publike deh nuk do më shihni në asnjë cep të politikës shqiptare”, tha ai.

Sipas Murrizit, kush kandidon për drejtor ujesjellësi, zv.ministër, shef arsimi apo tatimesh, nuk është konkurrim me votë te shqiptarët.

“Ngjituni si rriqna te ata që e kanë në dorë këtë, ne duam hapjen e listave. Kemi vënë kufi për poshtë, jo më pak se 2/3 do të vënë në dukje këllqin e çdo subjekti, unë kandidoj me emër. Ju që vdisni për tu hapur në total, ku jeni?”, tha Murrizi.

Ai ftoi kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla dhe kryeministrit Rama për të bërë depolitizimin e administratës zgjedhore pas ndryshimeve kushtetuese që do të votohen sot.

“Ftoj Ballën e Ramës, që pas kësaj të ulemi për depolitizimin e administratës zgjedhore, se arrestet e fundit të SPAK-ut, më duken si formacion i zborit te para 90. 7 nga PS, 7 nga PD, 7 nga LSI. Ju 3 7 hajdutëshit do ruani votat.

Damian nuk besoj unë që 7 hajdutët tuaj. Pa u hetuar vjedhja në 5 palë zgjedhjet e fundit, duhet të shkojmë të barabartë që mos preket vota e qytetarëve. E di që nuk është e lehtë. Eh sa iu dhimbset baballarëve të 21 prillit, edhe ju iu prish hallva.

Epo ja, ne që s’duanit, erdhëm sot më 30 korrik, do të mmbahet mend që iu hoqëm lakun e kapove të partive. Shqiptarëve në 2021 do të ndëshkojnë me votë çdo hajdut tenderash, çdo arrogant e hajdut. Ftoj edhe opozitën jashtëparlamentare të ulemi e të flasim për depolitizimin e administratës.

Që njëherë të vetme të pranojmë me objektivitet rezultatin. Lëreni farsën, çështë kjo tallje me anëtarësinë, mbi 6 mijë kandidatë kanë dalë andej, tek ju do dalin 16 mijë kandidatët për kandidatë. Të zemëruar janë sot ata që vijnë si vemje e kërmij në sallë, duke lëpirë kryetarin e partive”./abcnews.al