Murrizi: Pranojmë edhe draftin e Bashkimit Sovjetik nëse kërkon lista të hapura

schedule12:41 - 30 Shtator, 2020

schedule 12:41 - 30 Shtator, 2020

Kreu i grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi ka deklaruar pas bojkotit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve se do të mirëpresim çdo propozim për sa kohë ajo kërkon hapjen e listave. Murrizi ironizoi teksa tha se shpreson se mbledhjen e ditës së nesërme nuk do të shtyhet ditën e nesërme për shkak se përkon me festën kombëtare të Kinës.

“Kërkojmë atë që kemi kërkuar prej 19 muajsh në Kuvend. Është hera e parë që të mëdhenjtë në Kuvend erdhën te propozimet e opozitës parlamentare. Pas kërkesës sonë maxhoranca pranoi të tërhiqej nga mbledhja e sotme për diskutuar propozimin tonë në emër të 11 deputetëve.

Edhe draft i Bashkimit Sovjetik nëse kërkon hapjen e listave duhet të merret dhe të shikohet. Jo më i PD. Ne kemi pasur një kërkesë vetëm për hapjen e listave që qytetarët të dinë se kë do votojnë. Opozita jashtë parlamentare e ka deputetin që i sjell draftin në Kuvend. Tashmë opozita ka zgjedhur Gjiknurin. Ai sjell draftet që mblidhen më pas në Këshillin Politik. Shpresoj të mblidhen dhe të mos e anulojnë për shkak se nesër është festa Kombëtare e Kinës. ne e kemi draftin tonë dhe mirëpresim propozim nga cilido subjekt politik”, u shpreh Murrizi./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!