Murrizi pas mbledhjes së Këshillit Politik: E votojmë “5 qershorin” nëse na mbushni mendjen

schedule17:53 - 22 Korrik, 2020

schedule 17:53 - 22 Korrik, 2020

Ka përfunduar pas 40 minutash mbledhja e Këshillit Politik e mbajtur ditën e sotme pa prezencën e Opozitës së Bashkuar.

Duke folur para gazetarëve, përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi kësaj herë u shpreh disi i lëkundur në lidhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit. Ai u shpreh se “1 Qershorin”, duke iu referuar marrëveshjes së 5 Qershorit, mund ta mbështesin nëse marrin garancitë e duhura.

Murrizi deklaroi:

“Nuk ka debate pasi nuk kemi me kë debatojmë. Ekspertët thanë edhe nëse në 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e 1 qershorit, po ashtu është se ditë feste.  Nuk shoh pse nuk vijnë për të adresuar dhe ta dimë se çfarë kanë se mbase na e mbushin mendjen dhe ne. E vetmja listë zgjedhore ku shqiptarëve u është mohuar e drejta e zgjedhjes është në lista e 21 prillit 2008. Listat e hapura rregullojnë demokracinë dhe perfeksionojnë aq sa munden sistemin zgjedhor. Grupi ynë parlamentar nuk e voton 1 qershorin. Ata janë gjithë kohën bashkë… vetëm orari i gjumit i ndan.”

Më herët foli edhe Rudina Hajdari e cila u shpreh se listat duhet të hapën plotësisht dhe të mos ketë asnjë kufizim. Po ashtu, Hajdari u shpreh se opozita joparlametare duhet të ishte e pranishme në këtë tryezë të Këshillit Politik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!