Deputeti Myslym Murrizi i ka kërkuar llogari qeverisë për nxjerrjen e ushtrisë në rrugë në kohë pandemie. Ai tha se ky është një shpenzim i panevojshëm në këtë kohë, duke kërkuar që paratë e naftës që shpenzohen për këtë show, t’i shkojnë qytetarëve në nevojë.
Lexo edhe: Murrizi kundër mbledhjes së Kuvendit për kodin penal, përplaset me Ruçin
“400 thonë janë të infektuar. Aq ka pranuar 127, aq janë bërë teste. Shumë më të rinj se ato plakat që nxirrni ju kanë humbur jetën. Çfarë do ushtria në rrugë. Naftën që harxhojnë ato jepjani njerëzve.
Mos ndihmoni njerëz me qese, shoh njerëz që qyrraviten dhe shkon në derën e atyre me qese. Politika po mban ortakëri për t’ia futur njëri tjetrit. Nuk është hera e parë që bëhen bashkë. Ata rrinë bashkë vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre. Bashkë do ju fusin dorë në xhep, ata kanë qenë gjithmonë kundër shqiptarëve. Sot qeveria ka hapur agjenci turistike për shqiptarët që kanë ngelur jashtë vendit”, tha Murrizi. /abcnews.al