Murrizi: E shkarkuat kryetaren e Prokurimeve Publike, i keni kthyer edhe votat në tender

schedule13:00 - 9 Korrik, 2020

schedule 13:00 - 9 Korrik, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar tenderat publikë të dhëna nga qeveria.

Ai tha se do kishte dashur të ishte në Kuvend, kryetarja e agjencisë së Prokurimeve Publike por ajo është shkarkuar nga maxhoranca vetëm para 7 ditësh.

Murrizi u shpreh se politikanët shqiptar i kanë kthyer votat në tender, duke i shkelur syrin njëri-tjetritt.

“Halli i madh i kësaj salle prej 30 vitesh kanë qenë tenderat. Kush e ka pasur fatin të vijë nga kati i parë në kat të dytë ka firmos e ka ngrohur xhepat. Do doja që sot në raport të ishte kryetarja e agjencisë së Prokurimeve Publike por e shkarkuat para 7 ditësh.

Për 2018 dhe 2019 nga 8800 tendera, më shumë se 2000 tendera i kanë bërë këta. Trau më i madh është trau që kërkoni t’i vini shqiptarëve te kutia e votimit. Disa thonë se do marrin 8 mijë vota. I quani votat si tender. Ai tjetri thotë dua të vij në pushtet.

Opozita nuk ka bërë asnjë protestë nga qershori. I shkelni syrin kushërinjve të tyre. Unë nuk i kam qef zyrat se pastaj do filloj të kërkoj dhe unë ndonjë tender. Ëndrrat e tyre më duken si kërkesat e një mikut tim që është marrë me skafe”, tha Murrizi./abcnews.al