Katër gola të shënuar kundër San Marinos Vedat Muriqi nuk i kishte pritur, pavarësisht kundërshtarit modest. Sulmuesi i Lazios, pas ndeshjes që Kosova e fitoi me rezultatin 4-1, për Supersport Kosova tha: “Nuk e kisha menduar në fakt se do të shënoja kaq, por jam shumë i lumtur që ia dola.
Bashkëpunova shumë mirë me shokët dhe jam i kënaqur, pasi janë 4 gola që vijnë pas një sezoni jo fort të mirë me Lazion.
Ne vinim pas disa rezultatesh jo fort pozitive, ndaj kishim nevojë të fitonim sot, pavarësisht se luanim ndaj San Marinos. Mendoj se e interpretuam mirë ndeshjen, por për fat të keq morëm një gol në minutat e fundit”.
“Rikthimi te Fenerbahce? Faktikisht asgjë nuk varet më nga unë, pasi verën e kaluar Lazio ka shpenzuar shumë para për mua dhe u takon atyre të vendosin.
Ata e dinë më mirë se çfarë bëjnë. Unë kam edhe 4 vite kontratë me ta dhe jam i detyruar ta respektoj atë. Kur të nisin përgatitjet për sezonin e ri, do të jem në Romë”. /abcnews.al