Muriqi gati për hapin e madh në karrierë, dy klube të rëndësishme duan kartonin e tij

schedule12:31 - 7 Qershor, 2024

schedule 12:31 - 7 Qershor, 2024

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Mallorca, Vedat Muriqi ka përfunduar në listën e dëshirave të një klubi të madh turk dhe një klubi tjetër spanjoll, i cili në sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League.

Muriqi ka bërë karrierë të gjatë Turqi, pasi ka luajtur me ekipe si Giresunspor, Genclerbirligi, Caykur Rizespor dhe Fenerbahce.

Me paraqitjen e tij në klubin e madh, Fenerbahçe, futbollisti u transferua te skuadra italiane Lazio. Pasi ra nën pritshmëritë te Lazio, sulmuesi prizrenas u transferua te skuadra spanjolle Mallorca. Futbollisti kosovar arriti të bëjë sërish emër me futbollin në Spanjë dhe tashmë kanë filluar interesimi dhe ofertat për të.

Mësohet se për Muriqin është interesuar klubi i madh turk, Besiktas, i cili emëroi në krye të skuadrës trajnerin holandez, Giovanni van Bronkhorst.

Sipas “Defense Central”, Besiktas synon ta kompletojë këtë transferim duke paguar një shifër të konsiderueshme, edhe pse më parë do të provojnë huazimin me të drejt blerje.

Ky medium shton se Muriqi mund të jetë i gatshëm të kthehet në Turqi, aty ku do të gjente dy yje tjerë shqiptarë si Milot Rashica dhe Ernest Muci.

Nga ana tjetër, pretendohet se për Muriqin interesohet edhe klubi spanjoll Girona, e cila u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në Champions League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!