Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muriqi dështoi të kalonte te Club Brugge, Lazio gati të denoncojë në FIFA skuadrën belge

schedule14:40 - 10 Korrik, 2022

schedule 14:40 - 10 Korrik, 2022

Vedat Muriqi nuk mundi të kalonte vizitat mjekësore te skuadra belge, Club Brugge dhe në këtë mënyrë dështoi transferimi i tij në Belgjikë.

Teksa gjithçka dukej se do të mbyllej me sukses, transferimi mori rrjedhë tjetër, me sulmuesin tashmë që është rikthyer sërish te skuadra e Lazios.

Por, te Lazio nuk i besojnë aspak pretendimit të belgëve ndërsa presidenti Claudio Lotito është i irrituar teksa e konsideron këtë si një lojë të Brugge për të ulur vlerën e kartonit të Muriqit.

Mediat italiane raportojnë se nëse kampionët e Belgjikës nuk ndryshojnë qasje dhe refuzojnë nënshkrimin me ish-futbollistin e Mallorcas, atëherë do t’i drejtohen FIFA-s për dëmtim të klubit kryeqytetas.

Lazio do të ankohet me arsyetimin se sjellja e Brugge është jashtë rregullores ndërsa në këtë mes dëmtohet edhe imazhi i klubit. Nëse çështja shkon deri në FIFA dhe nëse Lazios i jepet e drejta, atëherë bardhekaltërit do të mund të përfitonin edhe një dëmshpërblim monetar nga belgët. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!