Muriqan/ I akuzuar për grabitje, kapet 51-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

schedule10:20 - 19 Mars, 2025

schedule 10:20 - 19 Mars, 2025

Muriqan-Një 51-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar gjatë kontrolleve intensive të kryera në Muriqan. Sipas policisë 51-vjeçari Nevrat Ali ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Gjykata Primare e Shkupit, më datë 01.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Grabitja”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 51-vjeçarit, në Maqedoninë e Veriut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!