Muric shok skuadre me Balotellin, vjen firma dhe zyrtarizimi në Turqi

schedule20:39 - 5 Gusht, 2021

schedule 20:39 - 5 Gusht, 2021

Arijanet Muric lë Holandën, ku u aktivizua në 14 ndeshje si titullar me Willem II, dhe nënshkruan në Turqi në klubin e Adana Demirspor.

Portieri i Kosovës do të jetë shok skuadre me italianin Mario Balotelli. Klubi turk ka dalë me komunikatë dhe shkruan se e kanë huazuar për një vit portierin nga Manchester City.

Muric është huazuar disa herë nga “Qytetarët”. Ai ka luajtur me NAC Breda në Holandë, Nottingham Forest në Angli dhe te Girona në Spanjë. /abcnews.al