Muric e Rama i vendosin “drynin” portës, “gardianët” shqiptarë shkëlqejnë në Evropë

schedule19:56 - 2 Prill, 2024

schedule 19:56 - 2 Prill, 2024

Ishte një javë ku shkëlqeu sidomos porta. Po flasim për dy shqiptarë, nga të cilët njëri luan për Kosovën, dhe tjetri për ekipet kombëtare të Gjermanisë.

Arijanet Muric ishte vërtet i jashtëzakonshëm në Premier League, edhe pse pësoi dy gola nga “Blutë” e Chelsea, teksa në “mitikun” e Londrës, “Stamford Bridge”, Burnley barazoi 2 me 2, me vendasit, veçse pika u mor sidomos falë portierit, me 25-vjeçarin, që po tregon klasin e tij vërtet të madh.

Agjencia e specializuar e statistikave “Sofascore” i vuri notën maksimale 10, si një “nxënës” i shkëlqyer. Shumë rrallë, ndonjë futbollist në Premier Ligë apo kudo qoftë mund të ketë arritur një nivel të tillë.

Sipas “Sofascore”, “gardiani” i Kosovës bëri plot 11 pritje, nga të cilat disa ishin shpëtimtare, ndërsa bëri 8 ndërhyrje shpëtimtare në zonën e rreptësisë. Në vetëm dy ndeshje, gjigandi me shtatlartësi 1.98 metra po e tregon veten, e ndoshta portieri që ishte më parë pjesë e Manchester City mund të sigurojë sërish një skuadër të madhe.

Paraqitje shumë të mirë bëri një tjetër shqiptar i Kosovës. Ky ishte portieri i Ajax, Diant Ramaj, me 22-vjeçarin, që po tregon siguri dhe bëri tri pritje të shkëlqyera në ndeshjen e kampionatit holandez, që “Harkëtarët” fituan me rezultatin, 3 me 1, në fushën e Zëolle.

Ramaj ka notën mesatare mbi 7.1 këtë sezon, një vlerësim i mirë, ndërsa shpreson të arrijë majat.

Trajneri Sylvinho e ka shprehur dëshirën që ai të luajë për Shqipërinë, ndërsa padyshim edhe Kosova mendon për të. Sidoqoftë, djaloshi i lindur në Shtutgart ëndërron të jetë pjesë e Gjermanisë, ndonëse për herë të fundit për të ka luajtur në 2021 për Kombëtaren U20. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!