Mure të lartë, nën vëzhgimin e kamerave dhe policisë/ ABC News zbulon ku do të dërgohen mbetjet e anijes ‘Moliva’

schedule11:06 - 8 Nëntor, 2024

schedule 11:06 - 8 Nëntor, 2024

ABC News zbulon vendin ku do të qëndrojne konteinerët e anijes ‘Moliva’. Sic duket në pamje, infrastruktura është bërë gati, ndërsa forca të shumta policie qëndrojnë në gatishmëri për të pritur dhe survejuar konteinerët.

Anija “Moliva” e kthyer nga Tajlanda u ankorua në kalatën numër 6 të portit të Durrësit mëngjesin e së premtes, ndërsa ka nisur shkarkimin e 122 kontejnerëve me mbetje që dyshohet të jenë të rrezikshme.

Nga porti deri te vendi ku do të qëndrojnë kontenierët do të shoqërohet nga forca policie. ABC News mëson se kontenierët do të vendosen në afërsi të Kampusit Universitar në afërsi të fshatit Shën Vlash, në një hapësirë toke të sekuestruar nga “Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar”, e cila është përshtatur dhe monitorohet nga kamera.

Prokuroria urdhëroi mbajtjen e 102 kontejnerëve në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, ndërsa paralelisht po kryhen hetimet dhe analizat e nevojshme.

Kontejnerët me mbi 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!