Muratori shqiptar zhvati lokalin në Itali

schedule22:00 - 3 Mars, 2019

schedule 22:00 - 3 Mars, 2019

Një punëtor shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Bledar Pjetri, i akuzuar për grabitje, tentativë për grabitje dhe lëndime. Policia e arrestoi të premten, rreth orës 18:00, ndërsa po hynte në një bar në Potenza Picena dhe tani ai është në burg, në Montacuto.

“Hetimet filluan pas një sulmi të dhunshëm më 27 Janar,” tha Raffaella Abbate, i cili zhvilloi hetimet me agjentët e stacionit të policisë Civitanova, të drejtuar nga Lorenzo Sabatucci.

“Atë ditë policia u thirr sepse menaxheri i një lokali nate ishte rrahur nga një njeri, pas një mosmarrëveshje, ku sherri kishte nisur brenda klabit dhe pastaj jashtë tij”, shtoi Abbate.

Menaxheri  kishte marrë lëndime dhe shqiptari i kishte thyer hundën, gjatë përleshjes. Pas ngjarjes policia kishte nisur hetime duke shoqëruar disa persona, duke i marrë në pyetje, si dhe kishte sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit të natës. Gjithashtu karabinierët kishin dëgjuar edhe versionin e të lënduarit për ngjarjen.

Nga hetimet rezultoi se Pjetri, një murator shqiptar i cili kishte dokumente të rregullta italiane dhe jetonte prej kohësh atje, kishte një vit që kërcënonte menaxherin e lokalit të natës “Top”.

Nëse e kundërshtonte shqiptari i kishte thënë se do e vriste. Muratori shqiptar shkonte në lokal dhe u ulte ku të donte, konsumonte çfarë të dëshironte dhe shoqërohej nga vajza që preferonte, edhe nëse ajo ishte me një klient tjetër.

Përveç kësaj, ai merrte miq e tij dhe gjithmonë paguanin shumë lirë. Ata bënë shpenzime të mëdha në lokalin “Top”, ku festonin me shampanjë dhe vajza.

Për t’i bërë kërcënimet e tij edhe më të forta një mbrëmje ai kishte qenë i armatosur dhe kishte kërcënuar menaxherin, për t’i bërë të qartë se nuk po bënte shaka me të. Me kalimin e muajve, situata do të bëhej gjithnjë e më e papranueshme, për shkak se 31-vjeçari shkonte ne klab disa herë në javë.

Sa herë menaxheri i kërkonte të mos vijonte më tej, situata tensionohej. Që nga Nëntori i viti që lamë pas ai kishte filluar që të bënte të tjera kërkesa. Shqiptari kishte kërkuar pesë mijë euro në muaj, me pretendimin se do ruante lokalin, ku armiku i vetëm i biznesit ishte vetë ai.

Menaxheri nuk e pranoni këtë kërkesë të fundit dhe filloi të rebelohej dhe kështu më 27 Janar pati një përplasje të dhunshme mes tij dhe shqiptarit.

Në bazë të të gjithë elementëve të mbledhur nga policia, dje është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin, me kërkesë të zëvendësprokurorit Enrico Riccioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!