Muralet e Mlladiçit e Mihailoviçit në Beograd mbulohen sërish me ngjyrë

schedule12:59 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 12:59 - 20 Dhjetor, 2021

Një grup i personave të panjohur kanë hedhur ngjyrë mbi muralin kushtuar kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq që është vendosur në Beograd.

Murali, që ka pesë muaj që është vendosur në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit, mëngjesin e 20 dhjetorit u pa se ishte lyer me ngjyrë të zezë. Po ashtu ishin hequr edhe flamujt të Serbisë, që kishin qenë të vendosur pranë muralit.

Ngjyrë është hedhur edhe mbi muralin kushtuar komandantit çetnik në Luftën e Dytë Botërore, Drazha Milhailloviq, që gjendet pranë muralit të Mlladiqit.

Personat që kanë hedhur ngjyrë ndaj muraleve nuk kanë lënë ndonjë mesazh.

Që prej se autorë të panjohur pikturuan portretin e Mlladiqit në korrik të këtij viti, i njëjti është ngjyrosur disa herë, por sërish brenda orësh është kthyer në gjendjen origjinale. Kjo për faktin se murali është punuar me një llak të veçantë që mundëson që të pastrohet lehtë.

Përveç kësaj, grupe të krahut të djathtë janë organizuar dhe e kanë ruajtur muralin.

Komuna Vraçarit në Beograd, në territorin e së cilës gjendet ndërtesa ku është pikturuar murali i Mlladiqit, tha më 9 dhjetor se në përputhje me rregulloret në fuqi dhe me kërkesën e qiramarrësve të ndërtesës, e ka hequr muralin e Mlladiqit. Megjithatë, murali u rikthye për më pak se gjysmë orë.

Organizata Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut u përpoq që ta hiqte muralin e Mlladiqit më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, por u pengua nga policia, e cila tha se ka mundësi që të ketë përplasje ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të protestës së thirrur po atë ditë.

Mlladiq, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, është dënuar nga Gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, nga viti 1992 deri më 1995./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!