Muralet e artistit nga Bali i japin ngjyra Urës Vajgurore

schedule12:45 - 1 Tetor, 2018

schedule 12:45 - 1 Tetor, 2018

Tre murale nga një artist i huaj kanë mjaftuar për ti dhënë ngjyra qytezës së Urës Vajgurore. Banorët e shohin këtë akt si një mundësi për ta parë vendin ku jetojnë më të gjallëruar.

Tre piktura murale në qytezën e Urës Vajgurore nga Wild Drawing. Artist idonezian, i njohur për artin e rrugës. Muajve të verës, korrik dhe gusht, Wild Drawing realizoi tre vepra “street art” në fasadat e dy pallateve dhe një godinë të kohës të monizmit. I dha ngjyra qytetit, ku zbehja e një jete province bashkohet me mungesën e institucioneve të kulturës dhe artit. Mjeshtri shqiptar i akuarelit, Helidon Haliti, ishte kuratori i këtij projekti.

Banori 1: “Shumë gjallëri.”
Banori 2: “Shumë të bukura, gjallëri për qytetin.”

Grafiti i parë i është kushtuar simbolikës së qytetit “Djalit të Dimalit” një zbulim antik në Kalanë e Dimalit ne Urën Vajgurore. Piktura murale e një vajze dhe një djali “Flirtimi” në një fasadë pallati tërheq vëmendjen e të gjithëve për mjeshtërinë e realizimit.

Banori 3: “E përgjithshmja është pozitive.”
Banori 4: “E shikoj me optimizëm dhe jemi shumë të kënaqur. Edhe ai që ka punuar ka bërë mrekulli fare.”
Banori 5: “Shumë mirë ka punuar.”

Kurse muralja e tretë “Ura e mendjes” ndodhet në dalje të qytetit dhe është realizuar në murin e një godine që nga koha e diktaturës. Bashkia e Urës Vajgurore ka mbështetur financiarisht projektin e artit të rrugës me synimin gjallërimin e provincës./abcnews.al

Gazetar: Artan Diko