Mural në një hapësirë prej afro 2 kilometra katrorë, në nder të punës së mjekëve që luftuan pandeminë

schedule16:01 - 3 Qershor, 2020

schedule 16:01 - 3 Qershor, 2020

Bluzat e bardha në të gjithë botën këto kohë kanë qenë personat më rë kërkuar dhe t5ë vlerësuar në këtë periudhë pandemie. Në nder të punës së tyre të palodhur Jorge Rodriguez-Gerada ka arritur që në një hapësirë prej afro 2 kilometra katrorë, të realizojë një mural në Queens të Neë Yorkut.

Murali i quajtur Somos La Luz që do të thotë “Ne jemi drita”, ka për qëllim të reflektoj dhe mbroj vlerat e mjekëve dhe të gjithë punonjësve tjerë shëndetësorë, që luftuan pandeminë pa dallim.

Parku Corona është përzgjedhur me qëllim nga artisti i muraleve, pasi gjendet në qytetin më të goditur të SHBA-ve nga pandemia.

Aty shihet një mjek me maskë mbrojtëse, ku besohet se bëhet fjalë për mjekun Dr. Ydelfonso Decoo i cili humbi betejën nga pandemia e COVID-19./abcnews.al