Mur tre metra i lartë kundër emigrantëve

schedule15:55 - 18 Janar, 2019

schedule 15:55 - 18 Janar, 2019

Një pikë karburanti në Kale po ndërton një mur çimentoje tre metra të lartë për të ndaluar emigrantët që të mbërrijnë në terminalin e trageteve, ku hipin në kamionë për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Një tjetër mur kundër emigrantëve dhe nuk bëhet fjalë për atë në kufi mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Muri i çimentos tre metra i lartë është ndërtuar nga një pikë karburanti në Kale, në veri të Francës. Kale është një nga pikat kryesore të itenerarit të emigrantëve të paligjshëm, një numër i madh i të cilëve dhe nga Shqipëria, duke synuar Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmi është raportuar nga e përditshmja e rajonit të Kales, duke saktësuar se muri që po ndërtohet synon të ndalojë hyrjen e emigrantëve dhe mbledhjen e tyre në parkimin e zonës së shërbimit me të ashtuquajturit “Passeur”, ata që ndihmojnë shumë të dëshpëruar që të kalojnë kufirin në mënyrë klandestine.

Ndërtimi ka nisur këtë javë, si konfirmon dhe një pronar dyqani aty pranë për Euronews dhe nuk ka përfunduar ende. Pavarësisht se situata nuk është më dramatike si në vitin 2015, ka raste kur sinjalizohen episode tensioni në postblloqet rrugore që vendosen në këto rrugë.

Pika e karburantit ndodhet në rrugën që çon në terminalin e trageteve. Tashmë muri do të ndalojë emigrantët që të hipin në kamionë me synimin për të arritur në Britaninë e Madhe. Nga Bashkia e Kale konfirmuan se autoritetet kanë mbështetur ndërtimin e këtij muri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!