Munishi: Nuk e di nëse Shkëmbi ka ngarë më parë Ferrari. Kujdes në kthesa!

schedule10:38 - 5 Janar, 2021

schedule 10:38 - 5 Janar, 2021

Ismet Munishi arriti të ndërtojë një skuadër shumë të mirë në verë dhe Ballkani këtë sezon është pretendent për titullin kampion në Kosovë. Megjithëse, Munishi ishte arkitekti i gjithçkaje, ai u shkarkua nga drejtuesit për shkak të paraqitjeve të dobëta të javëve të fundit para pushimeve dimërore.

Drejtuesit vendosën të emërojnë në krye të stolit, ish-trajnerin e Teutës dhe Lirisë së Prizrenit, Blendi Shkëmbin. Ky i fundit ditën e djeshme u prezantua te Ballkani si trajneri i ri, teksa pak orë më pas këtë zhvillim e ka komentuar edhe ish-trajneri, Ismet Munishi.

 

Si zakonisht Munishi e krahason Ballkanin me Ferrarin dhe ka dyshime nëse Shkëmbi e ka drejtuar më parë një skuadër të tillë. Munishi shprehet se do të vazhdojë karrierën si opinionit sportiv të paktën deri në verë sepse nuk dëshiron të ketë përballë skuadrën, që e ndërtoi vetë.

“Nuk e kam përjetuar mirë largimin nga Ballkani, nuk ka qenë e lehtë. Nuk është e vërtetë se jam dorëhequr, më kanë shkarkuar. Çështjen e kontratës e kemi zgjidhur me klubin, ishte një marrëveshje burrash.

 

Shkëmbit i uroj suksese dhe punë të mbarë. Nuk e di nëse ka ngarë Ferrari më parë. Le ta shijojë këtë, por të ketë kujdes në kthesa. Do të pushoj deri në qershor. Nuk mund të luaj kundër skuadrës (Ballkanit) që e kam ndërtuar me shumë sakrificë dhe djersë.

Në një nga televizionet tona na pret një projekt shumë i mirë, një emision fantastik, për të cilin kemi shumë nevojë. Konsideroj se edhe si analist do ta jap kontributin tim të çmuar në zhvillimin e futbollit dhe luftimin e dukurive negative në futbollin kosovar”, u shpreh Munishi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!