Babë e bir i kapën për drogë, policia zbulon “arsenal” në shtëpinë e tyre

schedule11:32 / 18/02/2020

Babë e bir kanë rënë në prangat e policicë në Durrës. Mësohet se janë arrestuar -I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Sipas policisë në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe pas hetimit njëmujor me metoda proaktive, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, kanë kapur në flagrancë shtetasin B. Ç, në lagjen Nr. 1, Durrës dhe në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar disa doza me kokainë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volksëagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

/abcnews.al

schedule11:32 / 18/02/2020