Munguan në spektakël, 2 personazhët e njohur të ekranit shqiptar infektohen me Omicron

schedule08:56 - 4 Janar, 2022

schedule 08:56 - 4 Janar, 2022

Varianti i ri i COVID, Omiron ka rritur ndjeshëm numrin e infektimeve. Të prekur kanë rezultuar këngëtarja Bleona Qerreti dhe Robert Aliaj.

Bleona ka mbetur në Amerikë, ndërsa Roberti në Belgjikë pasi kanë rezultuar të prekur. Lajmi u bë me dije mbrëmë gjatë spektaklit në Love Story në Klan.

Dy opinionistët e spektaklit janë infektuar me Covid me variantin Omicron por nuk kanë simptoma shqetësuese.

Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër”, ka thënë Bleona përmes një videoje.

Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit“, tha Robert Aliaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!