Mungon vetëm zyrtarizimi, Milani shumë pranë firmës me Pulisic

schedule23:36 - 5 Korrik, 2023

schedule 23:36 - 5 Korrik, 2023

Milani është afër një marrëveshjeje për sulmuesin e Chelsea, Christian Pulisic.

Sipas gazetarit të famshëm Fabrizio Romano, pas marrëveshjes për kushtet e kontratës dhe presionit të amerikanit, klubet janë afër përfundimit të një marrëveshjeje transferimi prej 22 milionë eurosh.

Mësohet se negociatat po kalojnë në fazën përfundimtare. Milani gjithashtu po vazhdon të punojë për një marrëveshje me Samuel Chukvuese të Villarrealit.

Christian Pulisic është te Chelsea që nga viti 2019, duke bërë 145 paraqitje dhe duke shënuar 26 gola me 21 asistime. Portali Transfermarkt e vlerëson 24-vjeçarin amerikan  25 milionë euro. /G.D abcnews.al/