Edoardo Reja ka zbarkuar në Tiranë dhe duket se vetëm zyrtarizimi nuk e konfirmon atë si trajner të kombëtares shqiptare edhe në vazhdim. Ditët e fundit italiani është lakuar si opsion për të pasuar trajnerin Carlo Ancelotti në krye të Napolit, deri në mbyllje të kampionatit.
Reja një ditë më parë mohoi gjithçka për media në vendin fqinj dhe sot është shfaqur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Italiani e mori drejtimin e kombëtares sonë pas largimit të Christian Panuccit, i cili u shkarkua pas humbjes me Turqinë.
Trajneri i njohur e pa Shqipërinë në ndeshjen me Andorrën dhe ajo fitore në transfertë e bindi të thoshte po. Reja e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të vijuar bashkëpunimin me FSHF dhe tani ngelet vetëm të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes së re. /abcnews.al