Atletico do të zyrtarizojë nesër nënshkrimin e Memphis Depay. Memphis po udhëton drejt kryeqytetit të Spanjës për të vënë veten menjëherë nën urdhrat e Simeones.
Atletico dhe Barcelona kanë rënë dakord për negociatat për lojtarin dhe klubi madrilen do të paguajë katalanasit për lojtarin, të cilit kontrata i skadoi në fund të sezonit dhe që nga janari ai ishte i lirë të nënshkruante me ndonjë klub tjetër për sezonin e ardhshëm. Memphis do të nënshkruajë për dy sezone të tjera për Atleticon.
Atletico negocioi me Barcelonën ardhjen e sulmuesit, një pozicion prioritar për Simeone pas largimeve të Joao Felix dhe Matheus Cunha.
El Cholo do ta mbyllë sezonin me Correan, Morata, Griezmann dhe Memphis si lojtarë sulmi. /G.D abcnews.al/