Në orën 20:45, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
Përsa i përket formacionit, ashtu siç u konfirmua më herët edhe nga ABC News, formacioni në sfidën ndaj Ishujve Faroe ka jo pak ndryshime, por 5 të tillë, në repartin ofensiv, mesfushë dhe në portë.
Kështu në portë është pozicionuar Thomas Strakosha,. Në krahët e mbrojtjes janë Mario Mitaj e Ivan Balliu, me qendrën që mbulohet nga Gjimshti i Ismajli. Në mesfushë janë pozicionuar Bare, Asllani e Nedim Bajrami, ndërsa “tridenit” i sulmit plotësohet nga Jasir Asani, Mirlind Daku e Myrto Uzuni. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: