Mungon vetëm firma, Thomas Strakosha pranë transferimit te “gjigantët” e Greqisë

schedule13:56 - 6 Korrik, 2024

schedule 13:56 - 6 Korrik, 2024

E vërteta është se e quanim pikën më të dobët. Nëse kishte një repart ku kombëtarja shqiptare pritej të dështonte në Europian, ai ishte porta, veçse ndodhi ndryshe, me teknikun Sylvinho që zgjodhi Thomas Strakoshën si titullar dhe 29-vjeçari nuk zhgënjeu, përkundrazi.

Forma e tij e mirë, sidomos në ndeshjen ndaj Kroacisë, por po ashtu edhe kundër Italisë e në fund përballë Spanjës, ka bërë që interesimi për djalin e ish-kapitenit “kuqezi”, Foto Strakosha, të rritet, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, “gjigantët” grek, të AEK Athens kanë mund të sigurojnë shërbimet e portierit shqiptar.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e këtij transferimi, amë në mediat greke tashmë gjithçka është “vulosur”, me Strakoshën që rikthehet pas 12 vitesh në Greqi, ku tashmë do të luajë për nënkampionët e kampionatit helen, teksa pritet që të ketë më shumë hapësira sa i përket vendit të titullarit në formacion, pavarësisht se si “rival” brenda skuadrës do të ketë 32-vjeçarin italian, Alberto Brignoli. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!