Mungon vetëm firma, Suarez me ekip të ri

schedule19:19 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 19:19 - 25 Dhjetor, 2022

Klubi brazilian i Gremios ka arritur marrëveshje me Luis Suarez dhe e vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i kontratës për të zyrtarizuar marrëveshjen dhe prezantimi i sulmuesit uruguaian do të arrijë javën e ardhshme.

Për këtë janë të bindura mediat vendase, sipas të cilave klubi tashmë ka nisur printimin e fanellave me numrin 9 dhe emrin e lojtarit, duke parashikuar një nxitim për blerje nga tifozët pas njoftimit dhe prezantimit, që duhet të bëhet në “Arena Gremio”.

Suarez, 35 vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!