Transferimet e Alexis Mac Allister, Endo e Dominik Szoboszlai në radhët e “të kuqve” të Liverpool, duket se nuk janë të fundit për mesfushën e “gjigandëve” anglezë, të cilët tashmë i janë rikthyer një “fiksimi” të vjetër të kësaj merkatoje vere.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, ky operacion i ka kushtuar “të kuqve” 45 milionë euro dhe kanë një kontratë gati për mesfushorin holandez deri në vitin 2028, me këtë të fundit që do të fluturojë në Angli mbrëmjen e kësaj të enjteje për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.