Mungon vetëm firma, Paulo Fonseca shumë pranë kalimit te Milan

schedule10:16 - 28 Maj, 2024

schedule 10:16 - 28 Maj, 2024

“Djajtë” e Milan duken të vendosur të mbyllin bashkëpunimin me teknikun Stefano Pioli në fund të sezonit dhe duket se ka gjetur tashmë edhe pasuesin e teknikut italian, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane i përzgjedhuri i klubit është portugezi Paulo Fonseca, aktualisht trajner i Lille në Francë, ku ka bërë një punë mjaft të mirë.

Fonseca do të drejtojë Lille për herë të fundit në sfidën e së dielës dhe do të provojë të sigurojë një biletë në zonën Champions, para se të largohet nga Franca, për t’u rikthyer sërish në Itali, aty ku më herët ka drejtuar “Verdhekuqtë” e Roma, para ardhjes së Jose Mourinho gjatë sezoneve, 2019-2021,

Në këtë mënyrë, Milani duket se ka zgjedhur t’i besojë një trajneri të konfirmuar në nivel ndërkombëtar, por që njëkohësisht njeh mirë edhe Serie A, teksa më herët 51-vjeçari ka drejtuar edhe skuadra si Shakhtar Donetsk në Ukrainë dhe Braga, Porto, Pacos Ferreira.

Sipas raportimeve të medive italiane, firmosja e kontratës dhe zyrtarizimi i trajnerit të Lille te “Kuqezinjtë” e Milanos pritet të ndodhë pas pak ditësh e më konkretisht pasi të kthehet nga Australia, ku skuadra e tij aktuale do të zhvillojë ndeshje miqësore me ish-skuadrën e tij  Roma. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!