Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mungon vetëm firma, një tjetër lojtar me origjinë shqiptare pranë kalimit në Serie A

schedule08:16 - 8 Shkurt, 2024

schedule 08:16 - 8 Shkurt, 2024

Dikur ishte në majat e futbollit botëror, ku në vitin 2014 ishte dhe pjesë e Kombëtares së Gjermanisë, në kohën ku u shpallë kampionë të botës, në Botërorin e Brazilit, mirëpo pas “aventurash” të shumta, ku më kulminantja ishte ajo te “Topçintë” e Arsenal, duket se karriera e tij po shkon drejt fundit, por ende nuk ka përfunduar totalisht.

Bëhet fjalë për mbrojtësin gjerman, me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili është shumë pranë kalimit te skuadra e Salernitana, me bordin e këtyre të fundit, që vetëm pak ditë më parë zytarizuan ish-shokun e tij të Kombëtares, Jerome Boateng e tashmë duket se do të zyrtarizojnë edhe Mustafin, me këtë të fundit, i cili që prej verës është pa një ekip.

Sa i përket kontratës personale, 31-vjeçarin e pret një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e rinovimit për një vit, nëse performon mirë dhe skaudra siguron mbijetesën. Ndërkaq, kujtojmë se për Mustafin, Serie A nuk është një kampionat i panjohur, teksa më herë ka zhvilluar plot 2 sezone, te skuadra e Sampdoria para se të zyrtarizohej te Valencia e më tej, tek Arsenal. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!