Pas shkarkimit nga Roma muaj më parë, tekniku Jose Mourinho është gati të rikthehet në botën e fubollit, me “Special One”, që pritet të marrë drejtimin e “Shqiponjave të Zeza”, të Besiktas, ekip ku luajnë dy shqiptarë, Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Negociatat thuhet se janë duke ecur mirë, aq sa Mourinho në ditët në vijim do të takohet me përfaqësuesit e asaj e skuadrës së tij të ardhshme. Diskutimet kane mbetur vetëm mbi anën ekonomike nisur nga paga e madhe që pretendon strategu “luzitan”.
“Detajet ekonomike janë zgjidhur. Ne do të shkojmë në Itali javën e ardhshme dhe do të takohemi me Mourinhon ballë për ballë. Nëse gjejmë një marrëveshje, do ta këshillojmë që të përfshijë Quaresman në stafin teknik. Nuk do të krijojë një barrë financiare për Beshiktashin, ne mund ta menaxhojmë atë me sponsorin.”,- u shpreh zëvendëspresidenti i Besiktas, Huseyin Yucel. /i.m /abcnews.al