Mungon vetëm firma, Matic drejt kalimit te “gjigantët” francezë

schedule10:56 - 26 Janar, 2024

schedule 10:56 - 26 Janar, 2024

Vetëm pak javë më parë, “shkatërruesi” serb i mesfushës, Nemanja Matic u “zhduk” për 3 ditë, nga klubi i Rennes, ku të shumta ishin aludimet se 35-vjeçari do të largohej në mesin e sezonit, për t’iu bashkuar rivalëve të Lyon, megjithatë me anë të një komunikimi zyrtar për mediat, mesfushori u shpreh se mungoi në stërvitje, për shkak të një problemi familjar.

Mirëpo, duket se jo gjithçka ka qenë vetëm aludim, pasi sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes franceze, “RMC Sport”, një marrëveshje është arritur mes klubeve të Rennes e Olympique Lyon, për transferimin e ish-“yllit” të Benfica, Chelsea, Manchester United e Roma, me këtë të fundit, që do t’i bashkohen klubit në 48 orët e ardhshme.

Përsa i përket detajeve të kontratës personale, Matiç do të mbajë veshur, deri në verën e vitit 2026, fanellën e skuadrës së Lyon, ndërsa do të përfitojë plot 3 milionë euro në sezon. Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Matic ka zhvilluar plot 19 paraqitje në të gjitha garat, ku ka arritur të regjistrojë edhe 3 asistime. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!