Pas refuzimit të ofertës së parë prëj 43 milionë eurosh, nga ana e “shenjtorëve” të Southampton, për kartonin e 19-vjeçarit të talentuar belg, Romeo Lavia, “të kuqtë” e Liverpool kanë vazhduar sërish negociatat me skuadrën e Championship dhe në vijimin pritet që të vijë një ofertë e re nga “gjigandët” anglezë.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, oferta e dytë e Liverpool prej 52 milionë eurosh ka kënaqur jo pak bordin e “shenjtorëve”, të cilët janë të gatshëm të mbyllin negociatat për Lavia, me këtë të fundit që do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, me një opsion për një tjetër vit shtesë.
Tashmë gjithçka mbetet është firma e talentit belg, i cili do të të bëhet transferimi i tretë në këtë merkato vere për Liverpool, pas ardhjes në “Anfield Road”, të argjentinasit, Alexis MacAllister dhe hungarezit Dominik Szoboszlai. /i.m /abcnews.al