Mungon vetëm firma, Juventus arrin akordin për “tulipanin” holandez

schedule19:36 - 27 Gusht, 2024

schedule 19:36 - 27 Gusht, 2024

Akordi me lojtarin është arritur që në muajin maj, por mes klubeve ende nuk kanë nisur negociatat.

Pas shumë e shumë javësh aludime, për transferimin e “tulipanit” holandez, Teun Koopmeiner, tashmë Juventus i ka bërë “Bergamaskëve” të Atalanta edhe ofertën e parë zyrtare, e cila ndryshe nga çfarë pritej është stopuar në 45 milionë euro.

Lajmi është konfirmuar nga vetë gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka shtuar se tashmë është gjithçka në dorën e klubeve, me lojtarin që siç theksuam më sipër ka arritur prej muajsh akordin për një kontratë afatgjatë, në Torino.

Ndërkaq, së fundmi me “Zikaltërit” e Atalanta është arritur edhe akordi për “fantazistin” e tyre, me “Zonjën e Vjetër”, që ka plotësuar kërkesën 60 milionëshe dhe tashmë mungon vetëm firma e holandezit, për t’i shtuar një tjetër lojtar cilësor organikës së teknikut Thiago Motta. /i.m /abcnews.al