Mungon vetëm firma, Inter “rrëmben” për 8 milionë euro “diamantin” kanadez

schedule15:36 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 15:36 - 31 Dhjetor, 2023

Tajon Buchanan është i përzgjedhuri i “Zikaltërve” për t’u afruar në merkatan e janarit. Bordi i Inter po përballet me mungesën e gjatë të Juan Cuadrado, që për shkak të një operacioni do të rikthehet vetëm në muajin prill dhe pikërisht për këtë arsye janë të detyruar të hyjnë në merkato muajin e ardhshëm.

Anësori kanadez është edhe i përzgjedhuri i dyshes Marotta-Ausilio, që duhet theksuar se kanë monitoruar Buchanan gjatë dy viteve të fundit. Futbollisti ka kontratë me “gjigantët” belg të Club Brugge deri në verën e 2025-ës, por fill pasi mësoi për interesin konkret të Inter, nisi edhe presionin ndaj belgëve, teksa në ndeshjen e fundit nuk është grumbulluar.

Këtë të dielë është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve, me “Zikaltërit”, që kanë arritu ta bëjnë të tyrin “pistonin” kanadez, për shifrën e 8 milionë eurove, ndërsa përsa i përket kontratës personale të lojtarit, Buchanan ka firmosur një kontratë 5-vjeccare, nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon.  /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!