Mungon vetëm firma, Chelsea “rrëmben” talentin brazilian

schedule08:56 - 9 Gusht, 2023

schedule 08:56 - 9 Gusht, 2023

Fillimisht larguan më shumë se gjysmën e ekipit dhe tanimë po fillojnë afrimet njëri pas tjetërit. Bëhet fjalë për “blutë” e Chelsea, të cilët mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas arritën akordin për transferimin e një lojtari të ri.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të futbollit, Fabrizio Romano, londinezët kanë arritur një marrëveshje prej 20 milionë eurosh, 15 milionë euro bazë plus 5 të tjera bonus, për 18-vjeçarin e talentuar të Santos, Deivid Washington.

“Blutë” kanë rënë dakord me lojtarin për një kontratë afatgjatë, teksa shihet nga klubi si një nga lojtarët e rëndësishëm për “të ardhmen”. Në ditët në vijim pritet që Deivid të mbërrijë në Londër për të firmosur kontratën e më pas do të vendoset nga klubit, nëse 18-vjeçari do të qëndrojë në “Stamford Bridge” apo do të huazohet te francezët e Strasbourg. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!