Benjamin Pavard do të mungojë rreth dy muaj për shkak të një dëmtimi në gju në sfidën ndaj Atalantës të shtunën, megjithatë pak orë para transfertës së Interit ndaj Salzburgut, ka zgjedhur të karikojë shokët e skuadrës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e shumta që kam marrë gjatë këtyre ditëve të fundit. Do të bëj gjithçka për t’u rikthyer edhe më i fortë. Forca djema për sonte. Forca Inter përgjithmonë”,- shkroi Pavard.
Ndërkohë Inzaghi do të duhet që përveç mungesës së Pavard, të bëjë edhe pa holandezin Dumfries në transfertën austriake, ku “zikaltërit” kanë mundësinë të sigurojnë matematikisht kualifikimin, nëse merr tre pikët.