Mungon mbështetja shqiptare? Olta Boka: Thanë për mua, kush është kjo!

schedule18:29 - 20 Prill, 2022

schedule 18:29 - 20 Prill, 2022

Muajt Prill e Maj janë pikërisht muajt që këngëtaren Olta Boka e kthejnë pas në kohë, kur ishte 16 vjeç dhe ishte në skenën e Eurovizionit. Në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ajo tregoi se gjithmonë e ndjek festivalin e RTSH dhe Eurovizionin sepse vendi ynë ka qenë pjesëmarrës çdo vit dhe duke qenë se e di se si funksionon ka një panoramë më të artë, por dhe për kuriozitet. Ajo u shpreh se të gjithë ne duhet ta marrim më me sportivitet dhe ta konsiderojmë festë Eurovizionin.

“Që në momentin e parë që unë kam shkuar atje, ata e konsiderojnë një festë të madhe europiane. Ata bëjnë qejf, party, janë gjatë gjithë kohës në kontakte me njëri tjetrin dhe këto kontaktet e para Eurovizionit janë tejet të rëndësishme për të ndërtuar për figurën artistike të artisti prezantues të vendeve përkatëse”.

Kritikat janë pjesë e kompleksitetit të shqiptarëve tha Olta Boka, duke shtuar se edhe vetë ajo është kontestuar duke u përfolur si një emër që nuk njihej, duke u ngritur komisione për ta rrëzuar këngën e saj, dhe nga ana tjetër kur u kthye nga Eurovizioni e pritën me lloj ndjenje feste e fansa të zjarrtë.

Ajo përfitoi në këtë moment duke e uruar Ronelën ne këtë rrugëtim “unë ia qaj hallin asaj goce. Mos ta vrasi shumë mendjen dhe ta shijoj sepse është një ndër ato skena që mund të të vij disa herë në jetë nëse konkurron por si hera e parë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!