Mungon ambulanca në stadiumin e Gjirokastrës, ndeshja nis me vonesë

schedule17:56 - 5 Korrik, 2020

schedule 17:56 - 5 Korrik, 2020

Ndeshja Luftëtari-Vllaznia nuk ka nisur ende. Takimi i javës së 32-të ishte programuar të fillonte në orën 17:45, por skuadrat po presin ende për të luftuar mes tyre.

Shkaku është mungesa e ambulancës, që mungon në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës. Prania e saj është e detyrueshme dhe delegati i sfidës nuk mund të lejojë nisjen e përballjes pa ardhur një ambulancë.

Ekipi vendas ka kohë që ka rënë në Kategorinë e Parë, teksa shkodranët nuk kanë alternativa përveç fitores. Marrja e tre pikëve është detyrim për djemtë e Hysen Dedjes, të cilët do të bëjnë të pamundurën për të evituar vendin e tetë, pozicion që të dërgon në “play-out”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!