Pas barazimit 2-2 kundër Atalantas, Juventusi është rikthyer në stërvitje. Titulli kampion duket shumë pranë për bardhezinjtë, që tashmë kanë dhe një rikthim të rëndësishëm në grup.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e talentuar turk, Merih Demiral. Pas plot 7 muajsh mungesë, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, Demiral është rikuperuar dhe sot ka kryer seancën e parë stërvitore në grup.
Ky është një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e Sarrit, pasi Demiral është një alternativë shumë kualitative në prapavijë. Juventus ndeshjen e radhës e ka me Sassuolon, pikërisht me ish-ekipin e mbrojtësit turk./abcnews.al